Berlusconi shtrihet sërish në spital

09 qershor 2023 | 16:40

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është dërguar në spitalin e Milanos.

Berlusconi, 86-vjeçar ishte liruar nga spitali muajin e kaluar pas gjashtë javësh trajtim për një infeksion të mushkërive të lidhur me leukeminë kronike “mielomonocitare” (CML).

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit.

Ai ka pasur operacion në zemër në vitin 2016, derisa kishte pasur trajtime të shumta në spital që kur u infektua me covid-19 tre vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri hungarez ,Viktor Orban e vlerësoi të papranueshme marrëveshjen brenda…