Autobusi përplaset me një automjet në Prishtinë
16 qershor 2023
| 08:40
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një autobusi të trafikut urban dhe një taksisti në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Mediet kanë publikuar edhe pamje nga vendi i aksidentit.





