Krasniqi: Më pret një natë e madhe, do të jap gjithçka për Kosovën
Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës së tij do ta zhvillojë në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 5 gusht të këtij viti. Ai do të ndeshet me boksierin francez, Nadjib Mohammedi në kategorinë WBC Silver gjysmë të rëndë.
Krasniqi së bashku me rivalin e tij, dolën në një konferencë për media, ku zbuluam detaje të shumta rreth ngjarjes më të madh të boksit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë. Në fjalimin e tij para medieve, Krasniqi ka thënë se zhvillimin i meçit të radhës në Kosovë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Ai ka shtuar se sakrificat dhe sukseset e tij të bëra gjatë karrierës ia dedikon Kosovës.
“Po më pret një natë e madhe, por atë natë dua që t’i tregojmë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi dhe që Prishtinën ta fusim në hartën e organizimeve të mëdha. Me gjithë mish e shpirt do të luftoj për të fituar dhe përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”, ka deklaruar Krasniqi. Ndërsa, rivali i Krasniqit, Nadjib Muhamedi tha se të boksojë në Kosovë është nder i veçantë, derisa paralajmëroi Krasniqin se po e pret një luftë e vështirë më 5 gusht.
“Kam vizituar shumë vende nëpër botë, por është nder shumë i madh të boksojë në një vend prestigjioz si Kosova. Ju garantoj që lufta nuk do të jetë e lehtë për Rubinin, por as për mua. Faleminderit për këtë pritje madhështore”, ka thënë Muhamedi. Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë duelin e 60- të me radhë dhe synon fitoren e 56 në karrierën e tij.
Biletat për këtë meç do të dalin në shitje më 26 qershor, por që çmimet nuk janë bërë të ditura nga ana e organizatorëve.