Bakoyannis emërohet raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

20 qershor 2023 | 13:32

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis është caktuar të martën raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo është zgjedhur nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmin e kanë bërë me dije deputetët Ariana Musliu – Shoshi dhe Arben Gashi.

Deputetët Ariana Musliu –Shoshi, Arben Gashi dhe Besnik Tahiti janë pjesë e delegacionit të Kosovës që është duke qëndruar në Strasburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alain Giresse nuk është më trajner i Përfaqësues së Kosovës…