Zelensky nënshkruan projektligjin që ndalon librat rusë
22 qershor 2023
| 16:47
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ndaluar importin e librave nga Rusia, si përpjekje për të reduktuar lidhjet kulturore midis dy vendeve.
Përmes një shkrimi në “Telegram”, ai ka njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj i cili ndalon importin e librave rusë, shkruan “Sky News”.
“Unë besoj se ligji është i drejtë,” ka shkruar presidenti ukrainas.