Krasniqi: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, shprehje e aspiratave të popullit tonë për liri
Në përvjetorin e 33 të shpalljes së një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë – Deklaratës Kushtetuese për Kosovën, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës, të cilët me këtë deklaratë e shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte shprehje e aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në një rrugë të gjatë e plot sakrifica, që kulmoi me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



