Ish-asistenti i Ahtisaarit: Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka ngritur idenë e kufijve

15 gusht 2018 | 11:38

Kai Sauer, shefi i misionit të Finlandës në OKB dhe ish-asistent i Marti Ahtisaarit ka komentuar idetë për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Ai për “Deutsche Welle” ka theksuar se as komuniteti ndërkombëtar, as përfaqësuesit e institucioneve evropiane nuk i kanë ngritur idetë e ndryshimit të kufijve.

“Është e vërtetë që në diskutim janë futur kufijtë. Sidoqoftë, ato nuk kanë qenë pjesë e planit të Ahtisaarit dhe askush nuk donte ndryshime kufijsh. Në diskutimet për ndryshime kufijsh kemi të bëjmë me ndjeshmëri dhe rreziqe të caktuara”.

“Unë mendoj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm nëse e marrim parasysh këtë ide. Ajo që është e qartë është se duhet të punojmë së bashku, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe palë të tjera të interesuara që çështja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të ketë një përfundim. Të dyja vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por pa zgjidhjen e kësaj çështjeje bilaterale kjo nuk duhet të jetë e mundur”, ka thënë Ahtisaari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula…