300 mijë euro për infrastrukturën rrugore të Pejës

15 gusht 2018 | 18:28

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, dhe nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, kanë nënshkruar një memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore për qytetin e Pejës në vlerë 315 mijë euro.

Gjithashtu, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjete financiare për projektet të cilat janë në realizim e sipër.

Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar t’i realizojë gjatë këtij viti në Pejë janë: Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut, asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut, asaj në Drelaj-Llutov-Pepaj, Gllaviqicë-Vragoc, si dhe ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.

Kadriu dhe Gashi biseduan edhe për problemet dhe vështirësitë e përgjithshme rrugore të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi” është bërë me…