Përleshje në Kuvend mes pozitës dhe opozitës (video)
13 korrik 2023
| 11:31
Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje derisa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti.
Raportohet se në ato momente, Kurti është spërkatur me ujë, derisa edhe ka pasuar reagim të pranishmëve.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.



