Digjen disa vetura në një autosallon në Vushtrri

16 korrik 2023 | 09:00

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia.

Lidhur me rastin, media ka kontaktuar me policinë, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një burrë është arrestuar dje në Drenas pasi dyshohet se…