Kur njeriu vdes, çfarë bëhet me llogaritë e tij në rrjetet sociale?!

17 gusht 2018 | 17:52

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të medieve sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në medien sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

Ekspertët  ka thënë se platformat e medieve sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës.

Ekspertët kanë rekomanduar madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në medien sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në “Facebook”, përshembull, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë “Facebook” e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa, ashtu si “Facebook”-u, “Google” lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie,…