Guardiola: Ne do luftojmë për ta mbajtur Walkerin

25 korrik 2023 | 16:52

Kyle Walker është njëri prej lojtarëve që synohet nga Bayern Munchen.

Për të ardhmen e anësorit anglez foli ditën e sotme vetë trajneri Pep Guardiola, i cili pavarësisht se nuk e ka aktivizuar në çdo ndeshje 33-vjeçarin, sërish dëshiron që “pistoni” i krahut të djathtë të qëndrojë në “Etihad”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka cilësi të veçanta. Është një futbollist i pazëvendësueshëm. Klubet janë në kontakt me të, por ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet.…