Kosova në kërkim të fitores ndaj Sllovakisë

04 nëntor 2023 | 22:26

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë.

Ndeshja Kosovë – Sllovaki zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Të dielen mbrëma është ndeshja e kthimit. Hendbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Bujar Qerimi janë të përkushtuar për të përmirësuar përshtypjet. Fokusi është maksimal në kërkim të fitores.

Të shtunën Kombëtares i është bashkuar edhe kapiteni Valon Dedaj, që nuk kishte mundësi të paraqitej në ndeshjen e parë. Ardhja e kapitenit është shoqëruar me energji shtesë pozitive në Kombëtare.

Djemtë tanë llogarisin në përkrahje nga tribunat në kërkim të fitores ndaj sllovakëve që megjithatë kanë Kombëtare serioze.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vushtrria e Ferizaj kanë shënuar fitore të lehta e të…