Maqedonci takon ministrin kanadez të Mbrojtjes, flasin edhe për sigurinë në Kosovë

19 nëntor 2023 | 10:12

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar homologun e tij kanadez Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të…