Hyseni: Goli në debutim ndaj Zvicrës ishte një ëndërr
19 nëntor 2023
| 11:13
Muhamet Hyseni e ka quajtur golin në debutim ndaj Zvicrës një ëndërr.
“Të shënosh në debutim ndaj Zvicrës është një ëndërr e madhe, nuk e kam ëndërruar. Jemi ndjerë si në shtëpi, publiku ka qenë i zjarrtë, ka fol shqip diçka shumë e mirë”, ka theksuar Hyseni.
Ai potencoi se tash beson që do ketë më shumë hapësirë.



