Suksese dhe sfida në realizimin e rolit të OEK-ut
Sot me datë 6 Dhjetor 2023 u mbajt Këshilli Drejtues dhe Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës.
Në të dy mbledhjet unanimisht u aprovuan raporti i punës për vitin 2023, raporti financiar 2023 dhe plani i buxhetit për vitin 2024.
Në këto dy mbledhje pas prezantimit të punës që është realizuar nga Kryetari i OEK dhe Bordi i Drejtorëve, u konstatua unanimisht se asociacioni më i madh i biznesit në Kosovë në vitin 2023 ka arritur rezultate të rëndësishme në të gjitha lëmitë e fushëveprimit të vet, por njëkohësisht është ballafaquar me sfida të ndryshme të cilat me sukses i ka tejkaluar.
Kryetari i OEK z. Lulzim Rafuna duke folur për raportin e punës ka theksuar se organet e OEK-ut, Kuvendi, Këshilli Drejtues dhe Këshilli Mbikëqyrës kanë realizuar me sukses obligimet ligjore dhe statutare dhe kanë dhënë kontribut shumë të çmueshëm në realizimin e objektivave të Odës.
Me këtë rast kryetari Rafuna ka theksuar edhe rolin e shoqatave të Odës në përfaqësimin, promovimin dhe lobimin e interesave të lëmive të caktuara të biznesit.
Oda ka dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit në Qeveri, ministritë e linjës dhe në organizimin dhe pjesëmarrjen në tryeza dhe seminare të organizuara nga OEK-u dhe institucionet tjera.
Oda gjithashtu ka arritur rezultate të rëndësishme në ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare duke marrë pjesë aktivisht ne takimet e Eurochambers, ICC dhe në institucionet tjera ndërkombëtare të ndërmarrësisë.
Gjithashtu Oda ka dhënë kontribut të çmueshëm në trajnimin dhe aftësimin profesional të anëtarëve të vet për kryerjen e një sërë aktivitetesh, duke ua siguruar licencimet e nevojshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Organi më i lartë i Odës aprovoi planin financiar për vitin 2024 i cili do të mundësoj realizimin e objektivave të parapara.
Kuvendi aprovoi edhe raportin e punës së Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit për vitin 2023 dhe në ditët në vijim do të emërohen edhe arbitrat e rinjë të Arbitrazhit pranë OEK-ut.