Tahiri, Kusari-Lilës: Një komision ua ka dërguar zyrtarin e lartë në burg

18 janar 2024 | 12:23

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka thënë shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lilës se një komision i incizuar nga PDK-ja ua ka dërguar në burg një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku është duke u bërë shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

“Një komision ua ka dërguar një zyrtar të lartë në burg, edhe ky i dyti do ta çojë dikë në burg”, ka thënë deputeti Tahiri.

Tahiri ka thënë kështu duke iu referuar kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili muaj më parë është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…