Haradinaj: AAK-ja e hapur për koalicion me partitë tjera,  Kurti është arrogant

18 janar 2024 | 12:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur qeverinë Kurti arrogante dhe se për këtë do t’i ndëshkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklarim për medie, Haradinaj ka folur edhe për koalicionin me Nisma Socialdemokrate, teksa është shprehur i hapur edhe për koalicion me partitë tjera.

“Ne synojmë jemi të hapur për koalicion. Marrëveshja me Nismën është e koncentruar që të gjithë ata që  dëshirojnë me u bashku në ketë koalicioni dhe mos mu ndi të ardhur, por me u ndi si në shtëpinë e vet. Nuk presim askënd, por ne punojmë, angazhohemi dhe jemi të hapur. Këto deklarimet e pushtetit janë thjesht arrogancae tyre. Arroganca e mashtrimit i’u ka bërë punë mashtrimi”, ka thënë Haradinaj.

Hipokrizinë e kësaj qeverie, Haradinaj e sheh edhe në shpenzueshmërinë e parasë publike dhe “xhipat e zi”. Ai ka thënë se gjatë vizitës në përvjetorin e 25-të në Reçak, udhëheqësit e shtetit kanë shkuar me mbi 20 xhipa.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës,…