Pavijoni i Kosovës merr vëmendje në shtypin ndërkombëtar
01 shkurt 2024
| 12:42
Mediume të njohura për art dhe kulturë si Le Quotidien de l’Art, Artnet, ArtReview, Kunstforum e Widewalls ndër të tjera kanë raportuar për pjesëmarrjen e Kosovës në edicionin e 60-të të Bienales së Venecias.
“Në këtë edicionin, Republika e Kosovës prezantohet nga artistja Doruntina Kastrati me projektin ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’ të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj”, ka njoftuar MKRS-ja.
Bienalja e Venecias do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.