Sherifi, qeveritarëve: S’po arrijnë t’i shërojnë komplekset për t’u paraqitur më patriotë edhe se dëshmorët!

12 shkurt 2024 | 16:35

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se është shthurje totale të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët i kanë sjellë kur paguheshin me jetë e gjak.

Sherifi ka shkruar në “Facebook” se qeveria nuk po arrin t’i shërojë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriotë se dëshmorët.

“Të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me euro, përbën shthurje totale! Nuk po arrijnë dot t’i shërojnë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriotë edhe se dëshmorët! Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!”, ka shkruar Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kylian Mbappe dhe Real Madrid nuk kanë arritur ende një…