Nga 25 marsi në Japoni mund të shkojmë vetëm me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

15 shkurt 2024 | 08:44

“Shteti i Japonisë nga 25 marsi do t’i heqë vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare”, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të merkurën.

Këtë njoftim ai e dha pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

Pos të tjerash, ai përmendi edhe çështjen e pasaportave diplomatike, ku poseduesit e tyre pas 25 marsi mund të udhëtojnë lirshëm në Japoni, pa viza.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.

Kurti ka vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, duke shpresuar në thellimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph Këtë muaj u…