Njeriu i kryeministres Meloni që u mor me dialogun Kosovë-Serbi del në pension

29 shkurt 2024 | 13:26

Diplomati italian, Francesco Talo, që ka këshilluar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe që në disa takime të ndryshme ka qenë bashkë me këshilltarët e Olaf Scholzit dhe Emmanuel Macronit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ka njoftuar pensionimin e tij.

Ai në platformën “X”, ka thënë se dje ka qenë dita e tij e fundit në 40 vjet shërbim publik.

Talo ka treguar për një takim të mbajtur të mërkurën me vendet aleate të NATO-s, ku ka nënvizuar vlerat dhe nevojat e partneritetit me vendet afrikane.

Ai ka treguar për pritjen e ngrohtë nga kolegët në një ditë të veçantë si kjo.

“Është mirë të kesh shoqëri”, ka shkruar Talo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti francez, Paul Pogba, është dënuar me katër vjet moslojë…