Vojvoda: Këto dy miqësore na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit (Video)
19 mars 2024
| 14:50
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll sot kanë vazhduar me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali, raporton “Epoka e re”.
Mërgim Vojvoda pas stërvitjes ka thënë se këto dy miqësore do t’i shërbejnë futbollistëve për të kuptuar filozofinë e trajnerit dhe që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet e shtatorit.
“Këto dy miqësore i kemi që të përgatitemi mirë në ambientin e ri, me motivim të ri dhe për synime të reja. Duhet të kuptohemi me idenë dhe filozofinë e trajnerit. Këto miqësore do të na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Vojvoda.