Reka takon përfaqësuesen e përhershme të Maltës në OKB
28 mars 2024
| 22:02
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesen e Përhershme të Maltës në OKB, Vanessa Frazier , e cila është kryesuese e Këshillit të Sigurimit për muajin prill.
“Nga takimi i sotëm me ambasadoren Vanessa Frazier, përfaqësuese e Përhershme e Maltës në OKB, kryesuese e Këshillit të Sigurimit për muajin prill”, ka shkruar Reka në “Facebook”.