Mjekësia shqiptare realizon një operacion të rrallë

10 prill 2024 | 20:26

Mjekët shqiptarë kanë kryer një operim të rrallë tek një pacient 30-vjeçar.

Intervenimi u realizua nga mjekët e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Detaje për këtë ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, tha Rama.

“Mirënjohje ekipit të mjekëve dhe infermierëve: Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shkencave Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri Kokiqi, Dr. Eljana Shima, Dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe Inf, Manushaqe Osma, Inf. Valbona Bulku

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Autori i Librit “Bllaca ‘99”, Jahja Lluka, i ftuar në…