Përfundoi me sukses kursi i gjashtë i trajnerëve, FIBA WABC Niveli 1

15 prill 2024 | 13:23

Ka përfunduar me sukses kursi i gjashtë i trajnerëve/ereve, FIBA WABC Niveli 1.

Ky kurs është organizuar nga 9 deri më 14 prill në “ISP Marigona”, ku për gjashtë ditë intensive ka ligjëruar Instruktori i FIBA-s, Rui Alves nga Portugalia.

Kursi është organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në fund të Kursit, të gjithë trajnerët/et i janë nënshtruar testimeve teorike dhe praktike.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli pësoi humbje të papritur në ndeshjen ndaj Crystal Palace…