Prokuroria Speciale: Hajdari është mbrojtur në heshtje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

15 prill 2024 | 15:49

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është paraqitur para kësaj prokurorie në cilësinë e të pandehurës nën dyshimet e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas prokurorisë, Hajdari është mbrojtur në heshtje sa i përket pretendimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ministrja Hajdari është ftuar të hënën për intervistim në Prokurorinë Speciale në lidhje me rezervat shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova është përfaqësuar me tri klube në turneun e xhudos…