Chelsea fiton ndaj Tottenhamit
02 maj 2024
| 22:35
Chelsea triumfoi 2-0 ndaj Tottenham, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Blutë e Londrës realizuan me Chalobah në minutën e 24-të, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Gallagher.
Ekipi i Pochettinos gjeti golin e sigurisë në të 72-tën, me anë të Jakcson. Me këtë rezultat, Chelsea renditet në vendin e tetë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë. Ky takim, ishte i vetmi për sonte për llogari të kampionatit anglez.



