Gilardino tërhiqet nga futbolli

21 shtator 2018 | 10:49

Pas pensionimit të Andrea Pirlos nga futbolli, një tjetër kampion bote i ka dhënë lamtumirën botës së futbollit.

Bëhet fjalë për sulmuesin Alberto Gilardino i cili, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka refuzuar të vazhdojë të luajë në Serinë C, duke varur kështu “këpucët në gozhdë”.

36-vjeçari ka pasur një karrierë të pasur, ku vihet re aventura e suksesshme te Milani, me të cilin fitoi edhe një Ligë të Kampionëve, kurse në vitin 2006 u shpall kampion i botës me Italinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar katër…