Gasperini, besnik i Atalantës

28 maj 2024 | 11:11

Pas fitores 3-0 ndaj Torinos në javën e fundit të Serisë A, trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, deklaroi se e ardhmja e tij është skuadra bergamaske. I pyetur nga mediet për të ardhmen, italiani u shpreh se është pjesë e Atalantës dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.

“Jam i lidhur me Atalantën dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Asnjëherë nuk kam thënë ndryshe në këtë periudhë, nuk i kam lënë hapësirë asnjë diskutimi sepse kam qenë i fokusuar vetëm tek Atalanta. Këto ditë në Bergamo ka një eufori të jashtëzakonshme, festime të rëndësishme ende na presin dhe ne e kuptojmë se çfarë kemi bërë. Djemtë treguan se ende duan të garojnë dhe të marrin rezultate pozitive”, ka thënë Gasperini.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi Armando Broja mund të transferohet te Monaco, raporton e…