Laporta: Reali është skuadra e favorizuar nga gjyqtarët

05 qershor 2024 | 16:29

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta ka vazhduar ta sulmojë rivalin e tyre në urryer, Real Madridin. Laporta po përpiqet maksimalisht për të mbrojtur skuadrën e tij, por është tronditëse që ai ende arrin të përmend Real Madridin në ankimet e tij.

Ai ka deklaruar se Reali po favorizohet nga gjyqtarët. “Real Madridi është skuadra e favorizuar nga gjyqtarët”, ka thënë fillimisht presidenti i Barcelonës për mediat.

“Ne nuk kemi blerë kurrë gjyqtarë. Do të shpallemi të pafajshëm sepse tezat e kundërta nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë mënyrë për ta vërtetuar sepse nuk ekziston”, ka shtuar Laporta. Ndryshe, Barça është skuadra e akuzuar për ryshfet për gjyqtarët për gati dy dekada, por ende nuk janë vërtetuar akuzat dhe hetimet që janë ende në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën…