Osmani takohet me zyrtaren e lartë amerikane, diskutojnë edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

24 shtator 2024 | 15:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Nju-Jork me ndihmëssekretaren amerikane, Dafna H. Rand, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

Osmani ka bërë me dije se Randin ka diskutuar edhe për shkeljen flagrante të të drejtave të themelore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e Serbisë.

“Takim produktiv në Nju-Jork me ndihmëssekretaren amerikane, dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imagjinoni me pak hapa, një telefon të bëhet i juaji,…