Tahiri: Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e krijuar në shërbimin diplomatik 

28 dhjetor 2024 | 23:34

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri dhe kandidat për deputet, ka thënë se sot, në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe në ministri.

“Duhej t’i vinte keq kur shihnin në sy profesionistët që, për katër vite me radhë, i trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme. Filluan duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument për migracion dhe diasporë”.

“Vazhduan duke shuar synimet dhe aspiratat e atyre që përkushtohen ndaj këtij profesioni fisnik. Dhe tani po e përfundojnë duke kërkuar që këta profesionistë të shndërrohen në mjet për fushatat zgjedhore. Konferencë? Për kë?”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka nxjerrë nga arkivi një intervistë të…