Smajl Latifi merr mbështetje në Celinë, Nagac, Hoçë të Vogël dhe Brestoc

09 janar 2025 | 23:14

“Pritje entuziaste dhe vullnet i madh për mbështetje në Celinë, Nagac, Hoçë të Vogël dhe Brestoc!”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Rahovecit, kandidat edhe për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 16 në listën e AAK-së.

Latifi ka theksuar se takimi me nëndegët e këtyre fshatrave ishte dëshmi e fuqisë dhe unitetit tonë.

“Pritja e ngrohtë dhe energjia e jashtëzakonshme e banorëve më dhanë besim të shtuar për rrugën tonë përpara. Ju falënderoj për mbështetjen dhe përkushtimin. Tani është koha për mobilizim masiv!”, ka thënë Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koalicioni “Lista për Familjen”, ka bërë të ditur se të…