Oso Gjinovci nënshkruan për FC Prishtina 01

18 tetor 2018 | 17:42

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Oso Gjinovci do të jetë lojtar i FC Prishtina 01.

Gjinovci ka lindur në Prishtinë me 26 janar 1991, kurse është një ndër golashënuesit më të spikatur të futsallit në vend. Ai njihet me nofkën ‘Bomberi’, pasi para porte është i pamëshirshëm për portierët. Se fundmi ai ishte pjesë e FC Prishtina Futsal ku edicionin e fundit shënoi plot 33 gola. Me golat e tij, FC Prishtina 01 synon të shkojë drejt fitoreve për t’i arritur pastaj edhe objektivat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit…