Reçica: Adem Demaçi mbetet një nga figurat më të ndritura të historisë sonë

26 shkurt 2025 | 11:18

Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, ka bërë homazhe pranë varrit të nderit të kombit, Adem Demaçi, për të shënuar 89-vjetorin e lindjes së simbolit të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e popullit shqiptar.

“Adem Demaçi mbetet një nga figurat më të ndritura të historisë sonë, një njeri që i kushtoi jetën çështjes kombëtare, duke qëndruar i pathyeshëm përballë përndjekjes dhe vuajtjeve të gjata në burgjet jugosllave. Ai ishte dhe mbetet frymëzim për brezat që e duan lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mohamed Salah vjen në një tjetër botë sipas shokut të…