Organizohet punëtoria ‘Parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike dhe siguria në shkolla’
Në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe parandaluese Policia e Kosovës/Drejtoria për Polici në Bashkësi dhe Parandalim mbështetur nga misioni i OSBE në Kosovë ka organizuar punëtorin e me temën “Parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike dhe siguria në shkolla.
Ky aktivitet është mbajtur në Ferizaj.
Seminari kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e nxënësve, mësuesve, prindërve dhe zyrtarëve policorë për pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike dhe mënyrat efektive për të parandaluar këtë fenomen në shkolla.
Ky aktivitet ofrojë mundësinë për të diskutuar së bashku rolin e secilës palë në parandalimin e përdorimit të drogës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit, qendrës për pune sociale dhe Policisë se Kosovës.
Diskutimet u përqendruan në rrezikun e abuzimit me drogat dhe ndikimin e tij në shëndet dhe mësim. Politikat dhe masat e parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike. Përmirësimin e kapaciteteve për të identifikuar dhe trajtuar rastet e reja. Këshilla praktike për mësuesit për të krijuar një mjedis shkollor të sigurt.
Në këtë punëtori morën pjesë 33 pjesëmarrës nga institucionet shkollore: profesorë, pedagogë, psikologë, nxënës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, policë hetues, policët e sektorëve (policët e lagjes) etj.



