Konfirmohet, shefi i NATO-s viziton Kosovën më 11 mars
07 mars 2025
| 16:29
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën më 11 mars, për herë të parë që kur ka marrë këtë post.
Lajmin e ka bërë të ditur NATO-ja përmes një komunikate për medie.
“Më 11 mars 2025, Këshilli i Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, dhe zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, do të vizitojë KFOR, misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin e Këshilltarëve dhe Lidhësve të NATO-s (NALT)”, është thënë në njoftimin e NATO-s. Sipas këtij njoftimi, sekretari i përgjithshëm do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.



