KQZ-ja: Deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet

11 mars 2025 | 16:53

Deri sot (e martë) në ora 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë me dije zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh”, ka thënë Elezi.

Në mbledhjen e mbajtur dje (e hënë), KQZ-ja ka miratuar dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK-së aty, Arianit Elshani.

Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK-së në komunën e Vushtrrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…