‘Aktivisti i LV-së mbush votat ilegalisht’, Doarsa-Kica publikon një video: Qëllimi i tyre është fshehja e qindra videove si kjo

18 mars 2025 | 12:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar një video në “Facebook”, ku thuhet se një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbushur votat e mërgatës ilegalisht.

Në video dëgjohet zëri i personit, ku shihet bashkë me dy vajza, teksa mbushin vota.

Më tutje, ajo ka shkruar se qëllimi i Vetëvendosjes  është fshehja e qindra videove si kjo.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që LV-së po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është pikërisht çka bëjnë vet! PZAP nuk guxon të bie pre e piskamave me tendencë të fshehjes së asaj që realisht ka ndodhur! E turpshme”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit…