Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, të paktën dy të plagosur

25 mars 2025 | 23:08

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Në disa pamje të siguruara nga gazeta, shihet një numër i madh i zyrtarëve policorë në vendin e ngjarjes.

Të plagosurit, tashmë janë dërguar në spital.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku…