Presidentja Osmani kujton 26-vjetorin e masakrës në Lybeniq

01 prill 2025 | 19:30

26 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga masakrat më mizore ndaj popullit tonë, duke vrarë barbarisht 80 civilë në Lybeniq.

Në mesin e tyre ishin fëmijë nga 18-muajsh deri në 17-vjeçar, gra të moshuara, si dhe një grua shtatzënë.

“Kjo masakër mbetet një dëshmi e dhimbshme e egërsisë së një regjimi kriminal dhe një plagë e pashëruar në historinë tonë. Sot dhe përherë, kujtojmë me nderim e pikëllim viktimat, ndërsa kërkojmë drejtësi për ta!”, ka theksuar presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të…