Kryeprokurori në Ferizaj për vrasjen e rreshterit policor: Po kthehej nga puna, aktin e kanë kryer dy persona

02 prill 2025 | 15:16

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se dje rreshteri policor Muhamed Lika është vrarë nga “persona të panjohur”.

“Në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin  e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, ka thënë Çerkini.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në…