A do jenë sërish bashkë vitin e ardhshëm? Opinionistët flasin pas përfundimit të “BBV”-së

21 prill 2026 | 14:02

Opinionistët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel-in pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione.

Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm.

Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel-it, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.

Pjesë nga intervista:

Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë.

Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.

Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vjet ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur “Big Brother”, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë.

Monika Kryemadhi:: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…

Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar “Big Brother”-i dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.

Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe.

Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm?

Monika Kryemadhi:: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…