A do të fillojë mësimi në komunën e Prishtinës, flet Shpend Ahmeti

20 janar 2019 | 23:18

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellin grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi.  

Ai ka apeluar te mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin. 

“Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik. Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona.  Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi.  Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin. Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë…