A do të rrëzohet qeveria Kurti 2. Ja çfarë thotë analisti Behxhet Shala

29 shtator 2022 | 19:13

Njohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, në një shkrim autorial dërguar në gazetën “Epoka e re” ka folur për deklarimet rreth rrëzimit të qeverisë Kurti 2.

Ai thotë se më së shumti flitet për rrëzimin e qeverisë nga ata që aksidentalisht janë bërë deputetë, ministra apo bartës të posteve që, në rrethana normale nuk do të kishin mundësi as t’i nuhasnin ato poste.

Shala ka theksuar se opozita aktuale nuk mund ta rrëzojë qeverinë Kurti 2 dhe tregon arsyet pse.

Analisti Shala thotë se “Albin Kurtin mund ta rrëzojë Albin Kurti dhe tjetër mundësi nuk ka”.

“Gjithashtu, për t’i ikur përgjegjësisë për gjendjen e rëndë e për të cilën nuk e ka tërë përgjegjësinë qeveria Kurti 2 (një pjesë e përgjegjësisë është për shkaqe globale, një pjesë për shkaqe të trashëguara nga paraardhësit kurse pjesa e mbetur është e qeverisë Kurti 2) në vazhdimësi po flitet nga rreziku i rrëzimit të qeverisë Kurti 2. Më së shumti flitet nga ata që aksidentalisht janë bërë deputetë, ministra apo bartës të posteve që, në rrethana normale nuk do të kishin mundësi as t’i nuhasnin ato poste. Flitet për konspiracione e pallavra tjera në kohën, që nga koha e Ali Bungut e deri më sot Kosova nuk ka pasur opozitë më të lodhur, të mbaruar fare dhe krejtësisht impotente për ta rrëzuar qeverinë. Madje, e them me përgjegjësi se, as LDK-ja e as PDK-ja nuk e kanë as gatishmërinë më të vogël ta rrëzojnë qeverinë Kurti 2, edhe nëse do ta kishin mundësinë. Politikisht, asnjë parti serioze nuk do të ishte aq e marrë që ta merr qeverinë dhe qeverisjen në këtë kohë dhe në këto kushte. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike ndërkaq që politikanët duan të jetojnë dhe qeverisin gjatë. Hipotetikisht mund të flitet për një koalicion, ose tash (nëse ua shtrëngojnë lakun për nënshkrimin e një marrëveshjeje me marrjen e vendimeve të vështira), ose pas zgjedhjeve, nëse deri atëherë nuk nënshkruhet marrëveshja. Mendoj se një koalicion i mundshëm mund të jetë midis LV-së dhe LDK-së me ç’rast Lista Guxo do të shkonte në recycle been dhe mbetjet e grimcosura si dhe hiri i krematoriumit politik do t’i bashkohen LDK-së. Në rrethana aktuale LV-ja kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Albin Kurti ka fituar me 51% të votave dhe nuk është e drejtë dhe e moralshme të rrëzohet nga pushteti. Mirëpo, e vërteta është se Albin Kurtin mund ta rrëzojë Albin Kurti dhe tjetër mundësi nuk ka”, ka shkruar Behxhet Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë – Agron Dalloshi, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij,…