A e dini sa kushton “Topi i Artë”?

18 tetor 2022 | 20:20

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është fitues i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2022.

Këtë sukses, ai e arriti për herë të parë në karrierë, vetëm në moshën 34-vjeçare.

Ky çmim është kryesori që një futbollist mund të arrijë në karrierë individualisht, transmeton Klankosova.tv.

Por, a e dini se sa është vlera e “Topit të Artë”?

Nuk do ta besoni se sa lirë kushton ky trofe.

Vlera për prodhimin e trofeut “Ballon d’Or” shkon në vetëm rreth 3 mijë euro.

Ai është 31 centimetra i gjatë dhe 23 centimetra i gjerë dhe peshon pak mbi shtatë kilogramë.

Megjithatë, vlera e trofeut “Ballon d’Or” mund të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

Për shembull, trofeu i Botërorit të FIFA-s kap vlerën e rreth 20 milionë dollarëve ndërsa trofeu “Vince Lombardi” i NFL-së për fituesin e “Super Bowl” është 50 mijë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas dyshimeve se…