A është i rrezikshëm “Mini-Shengeni” Ballkanik për Kosovën dhe cili është qëllimi i kësaj iniciative?

16 nëntor 2019 | 22:17
Shkruan: Hisen Berisha-
Në marrëdhëniet ndërkombëtare çdo nismë vendore, rajonale apo më gjerë duhet parë në kontekst të zhvillimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
As Kosova sado vend i brisht nuk i shpëton dot përplasjeve ndërkombëtare në rajon. Ato edhe e determinojnë në shumë raste politiken e jashtme të një shteti përkatësisht të Kosovës. Teoritë izolacioniste nuk i shërbejnë zhvillimit as si shoqëri, as si shtet dhe as si ekonomi. Këto teori janë dëshmuar si të rrezikshme dhe të dështuara.
Kështu që edhe Kosova ka rrugën e sajë politike të zhvillimit si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare që bazohet mbi parimet e lirisë dhe demokracisë, parime këto që na ndihmuan edhe në luftën tonë pulitke e ushtarake për çlirim.
Kosova është vend i ri në zhvillimi të identitetit shtetëror territorial dhe politik, si e tillë ka treguar gatishmëri për të qenë pjesë e nismave rajonale për të ndërtuar paqe e siguri siç është angazhimi ynë për të qenë pjesë e Kartës së Adriatikut – A5 dhe SHBA në rajon, pastaj jemi nënshkrues të shumë programeve që krijojnë lehtësira për qarkullimin  e mallrave dhe shërbimeve siç është CEFTA dhe po ashtu jemi nënshkrues dhe implementues të programit IBM për menaxhimin lehtësues të vendkalimeve kufitare të qytetarë.
Këto janë hapa që do të na përgatisin për hapin e madhe dhe orientimin tone strategjik për integrime Euroatlantike pra në BE, NATO dhe në miqësi të përhershme dhe partneritet strategjik me SHBA.
Nisma për një “Mini-shengen ballkanik” nuk duhet pare me paragjykim se do të kemi vlerësim të gabuar dhe për pasoj do të na qoj në vet izolim ose partner destruktiv në rajon. Pra, kjo do një analizë në kontekst dhe me pa se çfarë kjo paraqet për Kosovën, sa e ndihmon kjo Kosovën dhe qytetaret e ekonominë e sajë në ecjen përpara apo e kundërta.
Për mua nuk është asnjë rrezik! Pse?
Kosova duhet te inkuadrohet në BE e në NATO. Puna e institucioneve të Kosovës dhe bartësve të pushtetit duhet të jetë përgatitja e vendit, pra përmbushja e detyrave të shtëpisë në raporte ndërkombëtare dhe ngritja e vendit në standardet që kërkohen për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtare të sigurisë dhe zhvillimit dhe integrimit të qytetarëve. Kjo është rruga jonë!
Kjo ide si projekt pa “Minshengeni ballkanik”, duket se i ka të integruara edhe katër parimet bazë të BE. Ndaj si të tillë nuk e shoh si rrezik por as nuk e shoh te realizueshme.
Pse do thoni ju, ngase parakushte për tu arritur çfarëdo marrëveshje është ekzistimi i subjekteve, sipas të drejtës ndërkombëtare publike, për të krijuar një marrëdhënie ndërkombëtare pra shteteve të barabarta ndaj të cilave ka synim marrëveshja në fjalë. E problem kyç  që na del këtu është raporti Serbi-Kosovë. Pra, për çfarë do tutje duhet detyrimisht të ndodh njohja e ndërsjelle Serbi – Kosovë.  E në variantin ma të keq të mundshëm qenia e Kosovës pjesë e çfarëdo “minishengeni” a “makroshengeni” do të duhej së pari Kosova të heqë dorë prej shtetësisë se sajë e me iu bashku Serbisë (ruana zot) ose Shqipërisë.
Kështu siç janë raportet, nuk mund të krijohet diçka e tillë, nuk paraqet as rrezik as te mirat. Pra, në prizmin personal se a duhet Kosova të jetë pjesë e një nisme të tillë, Jo! Kosova ka rrugën e sajë për ndërtimin e identitetit të vet shtetëror dhe polit e që është orientimi drejte integrimeve euro atlantike, NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA. Kosova në cdo aspekt duhet të bashkërendoj veprimet e saja politike si ne nivel vendor apo në raportet ndërkombëtare me SHBA dhe pritjet e përbashkëta nga zhvillimet ne rajon.
Këtë nismë e konsideroj ide debillesh politik që tentojnë me ble kohe përmes skenarëve të tilla, e me u shite si njerëz të rëndësishëm në politiken globale, ndërkohë që e kanë humbur kredibilitetin në popullin e tyre dhe po provojnë të mbahen me nisma që do i faktorizojnë për mbetje sa me gjatë në pushtet në vendet e tyre që i kanë shndërruar në kartele të të gjitha dukurive negative ndaj të cilave edhe vete SHBA kanë shpallur luftë globale. Vërtetë kjo nismë si program i ka integruar pikërisht katër parime e BE, por në sfond vërehen tjera arsye të këtij projekti.
Kjo do ti shërbej hexhemonisë së vendeve të caktuara në rajon. Hegjemonija parimisht është  ekonomiko ushtarako politike ose e kundërta.
U pretendua të lansohet s ide e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërkohë që ne lëvizim me letërnjoftime me Malin e zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po ashtu me letërnjoftimi lëvizim edhe nëpër Serbi por jo për arsyet me të cilat kjo lëvizje është rregulluar në shtetet tjera fqinje por me arsyen se Serbia që po lyp integrim e ka Kosovën pjesë integrale të veten edhe me preambule kushtetues dhe lëvizjen neper territorin e saje me letërnjoftim e ka ngase nuk ta njeh pasaportën si element i shtetësisë. Sa i përket qarkullimit të lire të tregtisë se mallrave, ne i kemi vënë kufizime njeri tjetrit me taksa si me Serbinë, po ashtu edhe me Shqipërinë kemi vu taksa p.sh. ne për çimento ata për patate, për kalimin nëpër rrugën e kobit që 80 me 20 është në favor të dobi sjelljes për Shqipërinë në raport me Kosovën.
Por a është normale ti behet dualizëm CEFTAs, nënshkruese të të cilës marrëveshje jemi të gjithë në rajon?
Pra kjo po ndodh si revansh ndaj mbylljes se BE,  për shkak te mos përmbushjes se kritereve për anëtarësim.
Prandaj, “Minishengeni” ballkanik ka qellim krijimin e një tregu ekonomik, kuptohet i nevojshëm për fuqinë dalluese te Serbisë në rajon. Sot, rivaliteti kryesor janë BE, e cila pas brexitit , ka një largim nga Mbretëria e Bashkuar dhe vet SHBA dhe një përafrimi me influencinim rus ne rajon. Ne kontekst të kësaj kemi një rritje të pretendimeve të “UNIONIN EUROAZIATK”  për influencë rivale në rajonin e Ballkanit. Kjo edhe mund të vërehet kudo ne ekonomitë tona me theks në Kosovë. Po thuaj në të gjitha kompanitë aset të fuqishme të zhvillimit ekonomik të vendit, sot valojnë flamuri i Turqisë. Ne asnjë aset të fuqishëm ekonomik nuk valon flamuri amerikan apo ndonjë shtetit tjetër partner. Po të njëjtën situate në aspektin e investimeve e ke edhe Serbinë, hiq me mire nuk janë as Maqedonia dhe as Shqipëria.
Kjo mund të ketë qellim orientimin e këtyre tregjeve kah “UNIONI EUROAZIATIK”. Tani do kesh treg për mallra kineze ruse turke etj. Por a është ne rregull kjo. Jo! Por mos harroni se sot ne Kosovë po krijohet krize për barna mjekësore, mos të flasim për cilësinë e tyre dhe masat e kontrollit që kërkojnë më shumë vëmendje se vendosja e taksave bllokuese dhe vet izoluese. Çdo gjë hyn përmes Serbisë.
Që në Kohen e presidentit Rugova, që ishte arkitekti i shtetit të Kosovës dhe vuri themelet e tij, nuk ishim për mbyllje as atëherë kur ishim shumë të brishtë në stabilitetin e politikave shtetërore.
Pra synohej një Kosovë e hapur për lëvizje të lirë për mallra e njerëz. Orientim integrues euroatlantik dhe miqësi të përhershme me SHBA.
Por, taksa e mbylli Kosovën në këtë aspekt dhe tani jemi kthyer në objektiv të synimeve të ndryshme të tregut dhe jo vetëm.
Duket që një qëndrim të tillë të mbaj edhe presidenti aktual i Kosovës, i cili sa di është i vetmi njeri që ende nuk ka investim ne këtë projekt dhe  i cili ka deklarua se orientimi i Kosovës janë BE dhe NATO. Ky do të jetë një hap rehabilitues nëse do të distancohej edhe nga idetë e më hershme rreth identitetit territorial të Kosovës, për të cilat njëherë duhet falënderuar Gjykatën kushtetuese që i rrëzoj këto pretendime.
Ky union nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, ngase ky është rivalitet i Unionit Euro Aziatik me Unionin Evropian në kontekst ekonomik. Por, edhe në çoftëse përmes kësaj nisme është pretendua të sillet Serbia në pozitë që të njohë subjektivitetin shtetërorë të Kosovës, për ta bërë partnere nënshkruese të nismës.
Kosova duhet me kushtëzua çfarëdo marrëveshje me Serbinë nëpërmes njohjes.
Nuk mundet me u krijua asnjë shengen pa u barazua raportet shtetërore Kosovë-Serbi.
Nëse këto raporte mbesin kështu, “minishengeni” krijohet pa Kosovën. Atëherë Kosova duhet me be tregti me Malin e zi, Kroacinë, Slloveninë, etj.
Në aspektin politik gjeostrategjik, vërejtshem është pretendimi i daljes në dete të Serbisë dhe krijimin e hapësirës për ndikimin politik rusë. Pra, lidhet me pretendimet e daljes se Serbisë në dete përmes tokave shqiptare. Deri tani ka dal përmes Malit zi e Kosovës.
Mali zi shkoi ne NATO e BE dhe Kosova po i ikën nga dora. Ndërkohë që si mundësi tani po pretendojnë të krijojnë një dalje ne dete nga Maqedonia e Shqipëria.
Kjo strategji do i përmbushë kushtet për realizimin e hegjemonisë së Serbisë në aspektin ushtarak, edhe për faktin se sot është e armatosur me sisteme mbrojtëse reketore ruse të tipin S200, S400 dhe pritet edhe me më të sofisitifikuara deri edhe në posedimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo përbën në disbalancim të fuqisë ushtarake në mes shteteve në këtë rajon. Kjo rrite hegjemoninë e Serbisë në rajon si fuqi ushtarake. Pyetja kryesore që shtrohet se kah do i kenë të kthyera tytat këto armë. Pa dyshim se venddislokimi i tyre në rrethinën e Shabacit, tregon pretendimet serbe ndaj vet Kroacisë si vend determinues i raporteve në rajon në rivalitet me Serbinë, gjë të cilën të gjitha se bashku deri me sot Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova nuk e arrijnë dot nëse flasim me gjuhen e buxheteve që ndajnë në ketë fushë. Këto vende me diplomacinë e tyre, dështuan që ndaj Serbisë të vendoseshin masat ndaluese e njëjta pas luftës në Kosovë, siç ishin vendosur ndaj Gjermanisë së pas Luftës së Dyte Botërore. Pra të mos kishte të drejta as në ushtri me mision lufte dhe as ne industri armatimi dhe armatosje.
Përkundër kësaj situate dhe konceptimit të fuqisë ushtarake në serbi,  pa tregun ekonomik dhe daljen ne dete Serbia edhe si fuqi ushtarake dhe si fuqi ekonomike është e vdekur. Projektet ruse për rajonin, nuk do kenë të ndalur. Pas dështimit të dy sosh, ai për ndryshim kufijsh dhe ky për minishengenin ballkanik do plasohen edhe dy tjera projekte me po të njëjtën autorësi ruse aziatike.
Por, Kosova do ti shmange duke ruajtur strikt dhe vetëm raportet e partnershipit strategjik me SHBA dhe orientimet integruese në BE dhe NATO.
Përfundimisht, kushdo që pretendon të nxjerr Kosovën prej rrugës se integrimeve euroatlantike duhet rrezuar me demonstratë, a me lufte, a me çfarë do mjeti tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ka deklaruar…