A është larguar nga grupi parlamentar i BDI-së, tregon deputeti Ismail Jahoski

08 shtator 2020 | 21:46

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ismail Jahoski, përmes një deklarate ka sqaruar situaten e krijuar në uebfaqen e këtij institucioni, ku emri i tij figuron si deputet i pavarur e jo pjesë e BDI-së, së Ali Ahmetit.

Ai përmes një deklarate ka thënë se është gabim teknik në uebfaqen e Kuvendit të Maqedonisë i cili do të korrigjohet ditëve në vijim.

Kjo është deklarata e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ismail Jahoski:

Të nderuar,

Më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e BDI-së, në asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar, dhe as nuk jam distancuar nga agjenda politike zgjedhore e BDI-së.

Fakti që në uebfaqen e Kuvendit jam vendosur si deputet i pavarur është një gabim teknik, i cili do të korrigjohet ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia njoftoi sot planet e rishikuara për të hapur shkolla…