A i mbeti hatri Avdullah Hotit që Vjosa Osmani s’e votoi për kryeministër?
11 qershor 2020
| 09:07
Kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se mosvotimi i tij si kryeministër nga bashkëpartiakja e tij njëherësh nënkryetare e LDK-së Vjosa Osmani, i takon asaj dhe nuk do ta komentojë.
“Është çështje e saj. Unë nuk do ta komentoj veprimin e saj. Ajo është kryetare e Kuvendit.Unë do ta respektoj si kryetare e Kuvendit. Unë kam nevojë që të kem bashkëpunim të plotë me Kuvendin e Kosovës me kryetaren e Kuvendit, me presidentin e vendit dhe me gjithë bartësit e institucioneve”.
“Po, e kam votuar si kryetare e Kuvendit, dhe e kemi pasur si bartëse e listës dhe ka pasur mbështetje në zgjedhje por edhe në procese të tjera zgjedhore dhe ajo e din mirë se për çfarë po flas”, ka thënë Hoti në emisionin Rubikon në Klan Kosova.



